RADIO SHQIP LIVE
TV SHQIP LIVE
Krasniqin e kthen dëshira për t’u ndeshur me Klitschkot Postuar nga admin me: November 23rd, 2010 Hamburg, 23 nëntor – Boksieri kosovar Luan Krasniqi ka marrë forcën që të rikthehet sërish në ring në moshën 39-vjeçare. Junikasi këtë hap e ka marrë vetëm pasi që mund të fitojë rastin të sfidojë vëllezërit Klitschko. Ish-kampioni i Evropës në peshën e rëndë, Krasniqi, pritet të kthehet në ring në shkurt të vitit të ardhshëm, ndërsa si qytete për rikthimin e tij janë duke u përmendur Stuttgarti dhe Ludwigsburgu, ndërkohë si kundërshtar i tij i mundshëm pritet të jetë amerikani 28-vjeçar Johnathon Banks. Në rast të fitores, Krasniqit mund t’i ofrohet mundësia të sfidojë Vitaly Klitschkon për titullin WBC të peshës së rëndë apo Vladimir Klitschko për titujt e botës të versioneve IBF, WBO e IBO. "E vetmja gjë që më kthen në ring është mundësia për një përballje me Klitschkot. Kjo është ëndrra ime. Por për spekulime që po rrjedhin nuk do të flas”, ka thënë Krasniqi për "Hamburger Abendblatt”. Krasniqi duelin e fundit e zhvilloi më 15 nëntor të vitit 2008, ku pësoi me nokaut në raundin e tretë nga ukrainasi Alexander Dimitrenko. Ai në boksin profesionist ka 30 fitore (14 KO), katër humbje dhe një barazim. Krasniqi ishte afër të kthehej në ring vitin e kaluar për një rimeç me Dimitrenkon, por mori një dëmtim të ligamenteve të këmbës pak javë para duelit. Krasniqi aktualisht është duke u menaxhuar vetë, pasi kontrata me kompaninë "Universum” i ka skaduar. Kundërshtari i mundshëm i Krasniqit, Banks, ka kontratë me kompaninë menaxhuese të vëllezërve Klitschko (Klitschko Management Group). Krasniqi ende vazhdon të mbetet njëri prej boksierëve më të njohur gjerman. Ai është duke punuar si analist për televizionin RTL për meçet e vëllezërve Klitschko. "Një luftë mes Krasniqit dhe Banksit është opsion mjaft interesant. Bisedimet janë duke u mbajtur, por ende asgjë nuk është firmosur”, ka thënë menaxheri i Klitschkove, Bernd Boente. Banks është kampioni i Amerikës në peshën e rëndë. Ai në 27 duele në ringun profesionist ka fituar 25 herë, ka një barazim dhe një humbje. Humbjen e vetme e ka regjistruar kundër polakut Tomasz Adamek në duelin për titull të botës të versionit IBF në kategorinë "cruiser”.
Mirsevini skenda2009.tk
KERKIMI I FAQES
Play


Programi per TV Kliko
HOROSKOPI
Play
RADIO NE IPHONE
  Play skenda2009

REGJISTROHU DILNI HYNI
E DIZAJNUAR DHE E MIRMBAJTUR NGA BERISHA.TK © 2024 |